Për herë të parë, Hong-Kongu mbyll vendin në pandemi

Për herë të parë, Hong-Kongu mbyll vendin në pandemi

11:40, 23/01/2021
A+ Aa A-

Për herë të parë Hong-Kongu po imponon një bllokim kundër pandemisë së koronavirusit në vend pas rasteve në rritje me infektime.

Masat e njoftuara të shtunën do të aplikohen në zonat e kuqe dhe autoritete shëndetësore do të nisin testim masiv.

"Personave që i nënshtrohen testimit të detyrueshëm u kërkohet të qëndrojnë në mjediset e tyre derisa rezultatet e provës të konstatohen," tha qeveria në një deklaratë, duke shtuar se planifikonte të përfundonte testimin në 48 orë.

Zyrtarët thanë se planifikuan të testojnë të gjithë brenda zonës së caktuar për dy ditët e ardhshme "në mënyrë që të arrijnë qëllimin e zero rasteve”

South China Morning Post tha se masat mbuluan rreth 150 blloqe strehimi dhe deri në 9,000 njerëz me qindra policë në gatishmëri për të zbatuar bllokimin.

Hong Kong ishte një nga vendet e para që u godit nga koronavirusi pasi shpërtheu nga Kina qendrore, deri tani janë raportuar 10 000 mijë raste dhe 147 viktima nga pandemia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco