VIDEO dhe FOTO/ Brenda vilës 1.3 miliard euro të Putinit

VIDEO dhe FOTO/ Brenda vilës 1.3 miliard euro të Putinit

10:58, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, që u arrestua sapo u kthye në Rusi, ka publikuar në kanalin e tij në YouTube pamjet e asaj që e quan pallati luksoz i presidentit rus, Vladimir Putin.

Pallati mendohet se ka kushtuar së paku 1.3 miliardë euro dhe Navalny pretendon se ka siguruar të dhëna se si duket vila luksoze e Putin në brigjet e Detit të Zi.

Pamjet 3D të këtij pallati luksoz janë publikuar nga Navalny, i cili thekson se e gjitha prona në këtë zonë është sa 39 herë sipërfaqja e Monakos.

Sipas tij, në pallatin luksoz ka një kishë, por edhe një klub striptizmi.

    “Pallati ka portin e tij, një kishë, një sistem lejesh, një zonë ndalim fluturimi, edhe një postbllok në kufi. Është absolutisht një shtet i ndarë brenda Rusisë,” thotë Navalny.

    Sipas tij, ndërtimi i pallatit luksoz është siguruar falë parave të korrupsionit.

    Në pallat ka një kinema, një palestër, një pishinë të brendshme dhe një qilar për verë.

    Pallati ka edhe një tunel që e lidh direkt me plazhin.

    Navalny pretendon se për pallatin luksoz dhe tokën që e rrethon është paguar me ‘ryshfetin më të madh në histori’.

    “Është godina më e ruajtur në Rusi. Nuk është një shtëpi fshati apo një rezidencë, është një qytet i tërë, madje një mbretëri”.

    700 hektarët që rrethojnë pallatin janë në pronësi të Shërbimit Sekret Rus. Paratë për ndërtimin e kompleksit janë dhënë nga të paktën dy oligarkë pranë Putinit.

    Videoja është bërë gati përpara se Navalny të arrestohej dhe është hedhur para disa orësh në rrjet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku20/01/2021 15:09

    Më keq se Carët që rrëzoi dhe vrau Lenini, për të përfunduar një Car Putini, bir i guzhinierit të kriminelit Stalin, spiun i qelbur i kënetave të KGB. Sot Rusia do të ishte si Anglia, me kulturën, artin, shkencën, me demokracinë që kishte lindur dhe po zhvillohej me hapa të admirueshme nxitur nga Cari i fundit që Lenini e vrau me grua e fëmijë, me vajzat e reja dhe djalin minoren. Kjo ishte hakmarrja e rendit të ri të ideuar nga Rrothçildët dhe rraca e tyre për zhdukjen e dinastive të vjetra të Botës dhe fitoren e marksizmit si ideollogji e sundimit të mbarë botës nga një dorë miljarderësh. Rroftë car putini!

    qifo20/01/2021 12:20

    Po ketij putinit tone,ramdroges, pse nuk ja nxirrnii ne ekran gjithe pasurite e tij qe i ka me parate e vjedhura ketij populli ?Edhe ramedroga nuk eshte shume larg putinit,Vetem OSBE i ka nxjerre nje shifer 200 milione euro, po te tjera para qe ai merr nga oligarket?Duhet nje si Navalni qe mos ti beje syri terr..

    Shto koment

    Denonco