Alarm në Greqi, raste të tjera me variantin e ri COVID

Alarm në Greqi, raste të tjera me variantin e ri COVID

08:19, 20/01/2021
A+ Aa A-

Athinë -  Autoritetet shëndetësore greke janë të shqetësuara për përhapjen e mundshme të një varianti të ri të koronavirusit që mendohet të jetë shumë më ngjitës se ai i mëparshmi dhe tashmë shihet si përgjegjës për një rritje të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në pjesë të tjera të botës, njofton Kathimerini.

Sipas një raportimi në Skai TV të martën, testet kanë konfirmuar 26 raste shtesë të variantit të ri në Greqi, por ajo që po shkakton alarm është se në dy prej rasteve, burimi i infeksionit nuk mund të gjurmohet.

Të dy pacientët e infektuar me variantin e ri të koronavirusit jetojnë në Athinë dhe Kretë dhe nuk kanë udhëtuar jashtë vendit ose kanë rënë në kontakt me dikë që ka udhëtuar jashtë kohëve të fundit, thotë raporti.

Fakti që burimi i infeksionit të tyre nuk mund të gjurmohet mund të tregojë transmetim më të përhapur të variantit të ri sesa nënkuptojnë testimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco