Mision në hënë/ Dështon testimi i NASA-s, motorrët e SLS problematikë

Mision në hënë/ Dështon testimi i NASA-s, motorrët e SLS problematikë

14:49, 17/01/2021
A+ Aa A-

Testi i motorëve të një raketë të NASA-s që pritej të nisej me mision në hënë brenda këtij viti dështoi.  Inxhinierët e Agjencisë amerikane të Hapësirës, nuk ishin në gjendje të përcaktonin shkaqet. Ndërsa kontrolluan sistemin që do të dërgojë misionin “Artemis 1” në hënë, ata thanë se të dhënat do të analizohen.

Prova e parë e Nasa-sa për testimin e katër motorëve të raketës “Space Launch System” duket se dështoi. Motorët që parashikohej të punonin për rreth 8 minuta, u ndërprenë brenda 60 sekondave të para. Inxhinierët shpjeguan se diçka shkoi keq por nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë shkakun.

John Honeycutt, menaxheri i programit të raketave SLS, konfirmoi se testimi kishte dështuar.

“Unë nuk di shumë më shumë për këtë sesa ju. … Çdo parametër që shkoi keq në raketë mund të dërgojë atë ID të dështimit. ” Ai tha se ishte e paqartë nëse problemi kishte të bënte me harduerin, softuerin e raketës ose me një sensor të gabuar. Të dhënat nga testi do të studiohen për të kuptuar pse motorët mbyllen herët, shtoi ai.

Zyrtarët e agjencisë hapësinore shpresonin që raketa që do të dërgojë misionin “Artemis 1” në hënë, do të fluturonte për herë të parë deri në fund të këtij viti, por kjo tani duket e pasigurt.

Testi i dështuar është një tjetër pengesë për një program që prej vitesh ka pësuar të gjitha llojet e problemeve, vonesave dhe më shumë se 1 miliard dollarë në tejkalimin e kostove. Agjencia hapësinorë ka më shumë se një dekadë që punon për këtë projekt./Ora/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco