Indonezia, vendi që po vaksinon të rinjtë, të parët Presidenti Joko Widodo

Indonezia, vendi që po vaksinon të rinjtë, të parët

13:13, 13/01/2021
A+ Aa A-

Indonezia ka nisur një program vaksinimi masiv falas për Covid-19, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të avancuar në ekonomi.

Por ky vend ka bërë një strategji krejt ndryshe nga shtetet e tjera në këtë proces boëror.

Në vend se të të vaksinojë, të moshuarit në fazën e parë, pas punonjësve që janë në vijën e parë të frontit, Indonezia do të vaksinojë moshat më të reja që punojnë,  duke filluar nga 18 vjeç deri në 59 vjeç.

Presidenti Joko Ëidodo, 59 vjeç, ishte personi i parë në vend që e bëri vaksinën të mërkurën.

Kurse Zv.Presidenti Ma'ruf Amin, 77 vjeç, nuk do ta bëjë tani shpejt vaksinën, sepse është shumë i moshuar.

Po pse po vaksinon të rriturit që punojnë?

 Profesor Amin Soebandrio, i cili është në një bord që ka këshilluar qeverinë për strategjinë e saj "të rinjtë në fillim", argumenton se ka kuptim të vendoset si përparësi imunizimi i njerëzve që punojnë, i atyre "që dalin nga shtëpia në të gjithë vendin dhe pastaj natën vonë kthehen në shtëpi te familjet e tyre ".

"Ne po synojmë ata që ka të ngjarë të përhapin virusin," i tha ai BBC Indonesia.

Ai argumenton se kjo qasje do t'i japë vendit shansin më të mirë për të arritur imunitetin e tufës, diçka që ndodh kur një pjesë e madhe e një komuniteti bëhet imun përmes vaksinimeve ose përhapjes masive të një sëmundjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco