Koronavirusi mutant/ Horror me vizonët, nisin të dalin nga varri

Koronavirusi mutant/ Horror me vizonët, nisin të dalin nga varri

20:21, 25/11/2020
A+ Aa A-

Vizonët e groposur kanë nisur të dalin nga varret e tyre, duke shkaktuar horror në Danimarkë, raporton e përditshmja britanike ‘The Guardian’.

Këto krijesa të ngjashme me nuselalat ishin groposur pasi u mësua se po përhapnin te njerëzit një mutacion të koronavirusit. Sipas gazetës, vizonët u groposën në varre të cekëta dhe tani kanë nisur të dalin prej tyre.

“Teksa trupat e tyre dekompozohen, nisin të formohen gazra. Në këtë mënyrë ata zgjerohen. Për këtë arsye, trupi i tyre nis të spostohet për lart, duke dalë mbi tokë,” tha një zëdhënës i policisë.

Policia thotë se ka nisur të hedhur dhera shtesë mbi vizonët e groposur në thellësinë 1 metër.

Si për ta bërë më horror ngjarjen, ka shqetësime se kafshët janë groposur shumë pranë liqeneve dhe rezervave ujore duke shtuar frikën për ndotje të ujërave.

Danimarka ka groposur mbi 10 milionë vizonë. Këto krijesa rriten në ferma për t’u marrë lëkurën, e cila më pas shitet në Kinë dhe Hong Kong.

Ekspertët druheshin se mutacioni i koronavirusit te këto kafshë e vështirësonte prodhimin e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco