Një natë para izolimit/ ‘Tërbohen’ të rinjtë britanik, ja marrin këngës dhe valles në mes të rrugës

Një natë para izolimit/ ‘Tërbohen’ të rinjtë britanik, ja marrin këngës dhe valles në mes të rrugës

12:56, 23/10/2020
A+ Aa A-

Britania është duke u përgatitur për valën e radhës së koronavirusit.

Vendi ka filluar të izolohet me zona, për shkak të rritjes së frikshme të numrit të të infektuarve.

Dje ka qenë mbrëmja e fundit, kur lokalet e natës mund të qendronin hapur, ndaj dhe të rinjtë në qytetin Cardiff, e kanë shfrytëzuar në maksimum, pasi tashmë me gjasë, vetëm në verë ata mund t’i rikthehen jetës së natës.

 Ata u panë duke pirë, kënduar, vallëzuar dhe përqafuar njëri-tjetrin.

Nga ora 18:00 të Premten (sot) të gjitha pubet, restorantet dhe vendet e mikpritjes do të mbyllen për dy javë për shkak të Covid-19.

Rregullat në fuqi, thonë se deri në 30 persona mund të takohen në ambiente të jashtme, por ata duhet të ndjekin rregullat e distancimit. Ndërsa njerëzit nga e njëjta familje nuk kanë pse të qëndrojnë dy metra larg./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco