Anijet luftarake Britanike sekuestrojnë 450 kg drogë në Detin e Arabisë

Anijet luftarake Britanike sekuestrojnë 450 kg drogë në Detin e Arabisë

17:23, 21/10/2020
A+ Aa A-

Anija luftarake e marinës mbretërore britanike sekuestroi 450 kilogramë metamfetaminë në Detin Arab verior, gjatë operacionit më të madh të përbashkët detar ndonjëherë në rajon.

"HMS Montrose" sekuestroi drogën e fshehur brenda një anije tradicionale mallrash që lundron në Gjirin Persik dhe ujërat përreth, bëri të ditur Task forca e përbashkët në një deklaratë. Sekuestrimi është kryer të mërkurën e kaluar.

Task forca deklaroi se nuk ishte në gjendje të tregojë se nga vinte droga, kush i prodhonte ato apo destinacionin e tyre përfundimtar.

Megjithatë, Irani gjatë dekadës së fundit ka regjistruar një shpërthim në përdorimin e metamfetaminës, e njohur lokalisht si "shisheh" ose "gotë" në Farsi. Situata është e ngjashme edhe në Irakun fqinj.

Megjithëse, numri i laboratorëve të drogës ka rënë në vitet e fundit në Iran, duket se ka një rritje të laboratorëve të drogës në Afganistan, nga ku kontrabandohet përmes Pakistanit, bëri të ditur OKB-ja në Raportin Botëror të Drogës në vitin 2020. Pakistani dhe Irani shtrihen në Detin Arab Verior.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco