Protestë në Meksikë, gratë kundër ligjit që ndalon abortet

Protestë në Meksikë, gratë kundër ligjit që ndalon abortet

15:45, 29/09/2020
A+ Aa A-

 

Gratë në Meksikë, që kërkojnë legalizimin e abortit janë përplasur me policinë në Meksixo City. Protestuesit ekspozuan pankartat e gjelbërta për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt, që festohet çdo vit në 28 shtator, raporton Reuters.

Policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës, pasi ata përdorën kundër policisë çekanë, shishe dhe bojë. Të paktën një oficer u përfshi nga flakët, pasi u godit nga një koktej molotov.

Aborti është i paligjshëm në Meksikë jashtë kryeqytetit dhe rajonit jugor të Oaxaca, i cili legalizoi procedurën mjekësore vitin e kaluar. Në pjesën tjetër të Meksikës, aborti është i ndaluar përveç në rrethana të caktuara, të tilla si përdhunimi.

Ligji i abortit ka marrë vëmendje pas vdekjes së gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, një aktiviste e të drejtave të grave, e cila ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e abortit ligjor në Meksikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco