E jashtëzakonshme/ Bashkëshortët festojnë ditëlindjen e 100-të, kanë  80 vite të martuar bashkë

E jashtëzakonshme/ Bashkëshortët festojnë ditëlindjen e 100-të, kanë 80 vite të martuar bashkë

15:51, 14/09/2020
A+ Aa A-

Billy dhe Nellie Jones janë çifti i të moshuarve, që ka bërë për vete të gjithë botën. Ata kanë lindur me katër ditë diferencë në vitin 1920 dhe ndoqën të njëjtën shkollë.

Billy kujton herën e parë që u takua me zonjën e tij të mrekullueshme. Ai e dinte që ajo ishte dashuria e jetës së tij.

“Ajo po praktikonte për një shfaqje në shkollën e mesme Savannah në Washington Avenue. Një shok i imi ja bëri me dorë dhe i foli asaj. Unë i thashë, “Kush është ajo” Ai tha: “Kjo është Nellie. Ajo është në klasën time, do të dëshiroje ta takoje?” Ai e ktheu makinën prapa dhe më prezantoi me Nellie”.

Çifti kanë kaluar tetë dekadat e fundit dhe  kanë tre djem të mahnitshëm, gjashtë nipër e mbesa dhe nëntë stërnipa, shkruan HealthyFoodHouse

Së fundmi, ditëlindja e tyre e 100-të ishte e veçantë. Nuk ishte një festë e madhe për shkak të koronavirusit, por Billy dhe Nellie shijuan çdo pjesë të saj. Në këtë formë, ata dhanë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë e sotëm, të cilët duan të qendrojnë së bashku sa më shumë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco