Rriten shifrat me Covid-19, ky është shteti i parë në botë që rikthen karantinën

Rriten shifrat me Covid-19, ky është shteti i parë në botë që rikthen karantinën

08:29, 14/09/2020
A+ Aa A-

Izraeli i ka dhënë dritën jeshile një izolimi të ri prej të paktën 3 javësh, duke filluar nga dita e hënë. Vendimi u mor pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.

Megjithatë, masat izoluese këtë herë nuk do të jenë aq ekstreme sa në rastin e parë, duke lënë disa hapësira për aktivitete ekonomike, ndërsa shkollat do të mbyllen.

Vendimi i rëndësishëm u mor pas një beteje të ashpër brenda qeverisë, e cila nisi me dorëheqjen e ministrit Yacoov Litzman, i cili ishte kundër masave të reja dhe njoftoi gjithashtu se partia ku ai bën pjesë mund të largohet nga koalicioni, duke rrezikuar rrëzimin e qeverisë.

Ditët e fundit, rastet e reja në Izrael kaluan edhe nivelin e 4 mijë në 24 orë. Drejtuesit e shëndetësisë kishin ngritur alarmin se me shifrat aktuale sistemi shëndetësor mund të përfundonte në kolaps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco