Sulmi terrorist në natën e Vitit të Ri/ Militanti i IS-it ndëshkohet me 40 dënime me burgim të përjetshëm

Sulmi terrorist në natën e Vitit të Ri/ Militanti i IS-it ndëshkohet me 40 dënime me burgim të përjetshëm

22:49, 07/09/2020
A+ Aa A-

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm një të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS) lidhur me sulmin e vitit 2017, në një klub të natës në Stamboll.

Si pasojë e këtij sulmi në natën e vitit të ri patën vdekur 39 persona, raporton Rel.

I dyshuari, Albulkadir Masharipov nga Uzbekistani është shpallur fajtor për 39 vrasje si dhe tentimet për të përmbysur rendin kushtetues.

Ndaj tij janë shqiptuar 40 dënime me burgim të përjetshëm, pa mundësi të lirimit me kusht.

Gjykata po ashtu e ka dënuar atë me një total prej 1,368 vjetëve burgim për tentim-vrasje të 79 personave, që kanë ikur nga sulmi me plagë në trup.

Më 1 janar të vitit 2017, një sulmues pati hyrë në klubin e natës Reina në Stamboll, teksa aty kanë qenë duke festuar vitin e ri qindra persona. Sulmuesi më pas ka ikur nga skena e sulmit, por grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë.

Shumë persona janë hedhur në ujërat e Bosforit për t’i ikur sulmit. Shumica e të vdekurve kanë qenë të huaj.

Policia e pati arrestuar Masharipovin gjatë bastisjeve 15 ditë pas sulmit.

Masharipov fillimisht ka pranuar se ka kryer sulmin, mirëpo më vonë ka mohuar akuzat kundër tij, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Ai ka kërkuar të hënën që të shfajësohet, duke thënë se deklaratat e para i ka bërë në “torturë dhe presion”. Ai ka insistuar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme kundër tij.

Prandaj, Masharipov pritet ta apelojë këtë dënim.

Nga viti 2015, Turqia është goditur nga një mori sulmesh të militantëve kurdë dhe atyre të IS-it.

Si pasojë e tyre kanë vdekur më shumë se 300 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco