Tragjedia e paralajmëruar/ Specialistët: Hiqeni ose do shkatërrojë qytetin

Tragjedia e paralajmëruar/ Specialistët: Hiqeni ose do shkatërrojë qytetin

17:04, 05/08/2020
A+ Aa A-

Një bilanc tragjik prej 108 të vdekur, më shumë se 4000 të plagosur dhe rreth 3 miliard dollar dëme materiale ka pësuar Bejruti pas shpërthimit të djeshëm, ku nga mënyra se si ndodhi frikësoi të gjithë botën.

Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një shpërthim të shkaktuar nga 2 750 ton nitrat amoni të vendosur një njërën prej depove të portit të Bejrutit 6 vite më parë pasi u sekuestrua anija që e transportonte.

Hetimet kanë zbuluar se specialistët e portit i kanë kërkuar autoriteteve që ta heqin sasinë kolosale të nitratit nga ajo zonë, pasi kjo lëndë njihet si mjaft shpërthyese dhe nëse kjo do të ndodhte, “do të shkatërronte qytetin”.

Kjo është ajo që shkruhej në raportin e tyre dhe duket se “profecia” është përmbushur.

Shpërthimi ndodhi dhe u shkatërrua një pjesë e mirë e qytetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco