Britania njofton 28 vdekje nga COVID-19/ Numri më i ulët që nga mesi i marsit

Britania njofton 28 vdekje nga COVID-19/ Numri më i ulët që nga mesi i marsit

16:21, 14/07/2020
A+ Aa A-

Britania njoftoi sot 28 vdekje të tjera nga koronavirusi, në numrin më të ulët që nga mesi i marsit.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë konfirmuar ende shifrën përfundimtare ditore, e cila shpesh është shumë më e lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në të gjitha mjediset, raporton Dailymail.

Shëndeti Publik në Angli njoftoi sot 26 vdekje në të gjithë vendin.

Ndërkohë 2 viktima janë regjistruar në të gjitha mjediset në Uells dhe asnjë fatalitet nuk është regjistruar në Irlandën Veriore ose Skoci, e cila tani ka kaluar gjashtë ditë pa pësuar viktima.

Për krahasim, 155 vdekje nga Covid-19 u regjistruan të martën e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco