Dy agjentë francezë dënohen me burgim për spiunazh për Kinën

Dy agjentë francezë dënohen me burgim për spiunazh për Kinën

14:40, 11/07/2020
A+ Aa A-

Paris - Dy ish-agjentë Shërbimit Sekret të Francës, DGSE, u dënuan me burg të premten pasi u shpallën fajtorë në spiunazh për Kinën, njoftoi Agence France Presse dhe  France Info. Ata u nxorën në gjyq me dyer të mbyllura të akuzuar se e kishin kaluar sekretet një fuqie të huaj.

Pierre-Marie H. dhe Henri M. u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për "dërgimin e informacionit një fuqie të huaj" dhe për "dëmtimin e interesave themelorë të kombit". 

Gjykatësit e një gjykate penale, e cila zhvilloi seancën pas dyerve të mbyllura, i dënoi të dy me 8 dhe 12 vjet burg, respektivisht për tradhti.

Një person i tretë, Laurence H., sipas France Info, që ishte bashkëshortja e njërit prej ish-agjentëve, Pierre-Marie H, mori një dënim katërvjeçar, e akuzuar për "fshehje të pasurisë së marrë nga inteligjenca me një fuqi të huaj që ka të ngjarë të dëmtojë interesat themelore të kombit".

Detajet e çështjes nuk janë zbuluar. Gazeta France Info dhe Le Monde raportuan se njërit prej oficerëve i ishte kërkuar të kthehej në Francë nga Kina në vitin 1998, pasi u zbulua se ai përfshirë në një marrëdhënie me një përkthyese kineze në Ambasadën franceze në Pekin.

Zyrtarët në Zyrën e Prokurorit në Paris nuk qenë të disponueshëm menjëherë për ta komentuar rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco