Spanja imponon bllokimin edhe në një rajon të dytë

Spanja imponon bllokimin edhe në një rajon të dytë

09:46, 06/07/2020
A+ Aa A-

Spanja ka rikthyer kufizimet edhe në një rajon të dytë, pas një rritje të rasteve të reja me koronavirus. Një district në rajonin e Galicia,  në veriperëndim të Spanjës, ka filluar kufizimet, që nga mesnata e së dielës.

Rreth 70,000 njerëz janë ndaluar të largohen nga zona.

Takimet e më shumë se 10 personave nuk do të lejohen dhe kapaciteti i vendeve të mbyllura publike do të rishikohet.

"Aktualisht kemi 106 raste pozitive, që paraqet një rritje prej 21 rastesh që prej ditës së djeshme," tha zyrtari rajonal i shëndetësisë Jesus Vazquez në një konferencë për shtyp.

Masat do të vendosen për pesë ditë, pas së cilës autoritetet do të rivlerësojnë situatën.

Masa pason një vendim të marrë të shtunën për të vendosur përsëri në mbyllje, mbi 200,000 persona në El Segriá, në rajonin veri-lindor të Katalonjës.

Njerëzit që nuk ishin banorë të qarkut u lejuan të largoheshin para orës 16:00, pas së cilës daljet dhe hyrjet u kufizuan për punëtorët e domosdoshëm, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile të Katalonjës.

"Masat e tjera për të kufizuar aktivitetet dhe lëvizshmërinë mund të vendosen brenda rajonit Segria," thanë autoritetet spanjolle.

Ka afro 4,000 raste në qytetin e Lleida, i cili ka një popullsi nën 150,000 banorësh. Zyrtarët shëndetësorë në Kataloni thanë se të dhënat treguan "një tendencë më të lartë" në qark në krahasim me pjesën tjetër të Spanjës, me shtrime të reja spitalore gjatë javës së kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco