‘Do e mbyllja Twitter-in’/ Trump firmos urdhrin ekzekutiv

‘Do e mbyllja Twitter-in’/ Trump firmos urdhrin ekzekutiv

10:10, 29/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për median sociale, të cilën e akuzoi se ka censuruar qëndrimet e konservatorëve online.

Urdhri i firmosur nga Trump mund të hapë rrugën për padi të shumta ligjore kundër gjigandëve Twitter, Facebook dhe Google. Deri më tani ato mbroheshin me ligj prej padive, duke i bërë thuajse imune.

Por vendimi i Twitter për të markuar dy mesazhe të presidentit e acaroi situatën.

Trump tha se Twitter po vepron si një redaktor dhe jo si një platformë neutrale.

I pyetur nëse donte të hiqte qafe Twitter-in, presidenti tha: “Nëse është e ligjshme, dhe nëse do ishte e mundur ta mbyllja, do e bëja”.

Megjithatë presidenti tha se nuk do e mbyllë llogarinë e tij në Twitter, me mbi 80 milionë ndjekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco