Trump firmos urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore të rrjeteve sociale

Trump firmos urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore të rrjeteve sociale

23:37, 28/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi të enjten urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale.

Urdhri u firmos vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si mundësisht keqinformues dy postime të Presidentit.

Sipas këtij urdhri, që sipas draftit të lexuar nga CNN prek një ligj të vitit 1996, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

Ironikisht, Trump e postoi edhe në Twitter njoftimin për firmosjen e urdhrit ekzekutiv. “Po e firmos këtë urdhër ekzekutiv për mbrojtur dhe ruajtur lirinë e shprehjes dhe të drejtat e popullit amerikan”, tha Trump.

Presidenti i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco