8 miliard euro për industrinë e makinave/ Presidenti Macron njofton planin ambicioz

8 miliard euro për industrinë e makinave/ Presidenti Macron njofton planin ambicioz

18:53, 26/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një plan ambicioz mbështetës për industrinë e automjeteve.

Më shumë se tetë miliardë euro, Macron parashikon, në mënyrë të veçantë, ta bëjë Francën prodhuesin e parë në Europë të makinave “të pastra”.

“Shteti do të japë mbi tetë miliardë euro ndihmë për këtë sektor”, deklaroi Macron gjatë një vizite në një uzinë për prodhimin e pajisjeve Valeo në Etaples, në veri të vendit.

“Objektivi i kësaj ndihme është ta bëjmë Francën kombin e parë prodhues të makinave të pastra në Europë duke e çuar në më shumë se një milionë në vit prodhimin e makinave elektrike dhe hibride”, nënvizoi Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco