Gjermania hap bizneset e vogla/ Merkel: Nëse sërish rritet numri i të infektuarve, do izolohemi

Gjermania hap bizneset e vogla/ Merkel: Nëse sërish rritet numri i të infektuarve, do izolohemi

16:50, 20/04/2020
A+ Aa A-

Nëse numri i të infektuarve në vend do të rritet sërish, masat izoluese do të rikthehen, ka deklaruar  Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel gjatë kësaj të hëne.

Në takimin e sotëm me taskforcën e ngritur kundra pandemisë së COVID-19, Merkel bëri thirrje për kujdes maksimal, si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.

"Do të ishte e turpshme dhe e pavlerë nëse gjithçka do të na përmbyset. Kemi arritur shumë nëpërmjet masave izoluese dhe zinxhiri i infeksionit është drejt shkëputjes. Ka më shumë të shëruar se sa të infektuar çdo ditë" - shprehet ajo.

Por gjithashtu Merkel paralajmëroi se nëse do të vihet re një rritje e madhe e rasteve të reja apo edhe viktimave, ajo do të rivendos masat izoluese.

Bizneset e vogla janë rihapur këtë të hënë në Gjermani ku përfshihen libraritë, serviset e makinave, celularëve e shumë të tjera. Por atyre u kërkohët që të merren masa për higjienën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco