Masa kundër COVID-19/ Pentagoni urdhëron ndalesë 60 ditore për civilët dhe ushtarakët

Masa kundër COVID-19/ Pentagoni urdhëron ndalesë 60 ditore për civilët dhe ushtarakët

09:35, 19/04/2020
A+ Aa A-

Sipas një njoftimi të ditës së sotme, Pentagoni do të zgjasë deri më 30 qershor ngrirjen e të gjitha lëvizjeve të planifikuara në të gjithë botën.

“Vendimi do të jetë efektiv të hënën’, u tha gazetarëve shefi i personelit të Departamentit të Mbrojtjes, Matthew Donovan.

Ministri i Mbrojtjes Mark Esper, në përpjekje për të frenuar epideminë Covid-19 brenda forcave të armatosura, urdhëroi një ndalesë 60-ditore për të gjitha lëvizjet e punonjësve civilë dhe ushtarakë të Departamentit të Mbrojtjes.

Kjo ngrirje e lëvizjeve, e cila duhej të zgjaste deri në fund të majit, u zgjat për një muaj.

Sidoqoftë, komandat lokale, në varësi të situatës në terren, mund të autorizojnë riatdhesimin e ushtarëve të dislokuar jashtë vendit.

Nuk u specifikua nëse kufizimet kanë të bëjnë me ushtarët e dislokuar në Afganistan, Irak apo Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco