Pështyu drejt policit, dënohet me 3 muaj burg

Pështyu drejt policit, dënohet me 3 muaj burg

12:17, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një burrë në Zelandën e Re është dënuar me tre muaj burg pasi pështyu një polic. Sipas deklaratës së policisë së Zelandës së Re, burri u deklarua fajtor në një seancë në Gjykatën e qarkut në Neë Plymouth. Por policia nuk pranoi të shprehej nëse incidenti kishte lidhje me koronavirusin.

 “Në mjedisin ku ndodhet incidenti ne kemi identifikuar pështymën si një rrezik përshkallëzues për zyrtarët e policisë dhe komunitetin dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në deklaratë.

 Në Zelandën e Re, një person mund të përballet me 14 vjet burg nëse pështyjnë ose kolliten drejt një personi tjetër dhe i infektojnë me një sëmundje. Një incident i veçantë ndodhi edhe të mërkurën, kur dy adoleshentë po flisnin para një polici dhe njëri prej tyre tha se kishte COVID-19 e më pas pështyu përballë oficerit.

 “Si rezultat i këtij sulmi, oficeri nuk do të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij brenda komunitetit dhe do të jetë në izolim për 14 ditë, i veçuar nga familja e tij”, tha policia në një deklaratë.

Zelanda e Re ka 1.239 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë një vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco