Evropa shënon mbi 40.000 viktima/ Konfirmohet si kontinenti më i prekur nga koronavirusi

Evropa shënon mbi 40.000 viktima/ Konfirmohet si kontinenti më i prekur nga koronavirusi

23:40, 03/04/2020
A+ Aa A-

Sipas një raporti të burimeve zyrtare, të lëshuar gjatë ditës së sotme, pandemia e koronavirusit të ri ka vrarë më shumë se 40 000 njerëz në Evropë.  

Më shumë se tre të katërtat e vdekjeve kanë ndodhur në Itali, Spanjë dhe Francë.  

Me 14 681 dhe 10 935 vdekje përkatësisht, Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura në botë.  

Franca regjistroi 5 387 të vdekur në tokën e saj.  

Me një total prej 40 768 vdekjesh për 574 525 raste, Evropa është kontinenti më i goditur nga pandemia e COVID-19.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco