Merr fund odiseja e kroçierave me pasagjerë të infektuar

Merr fund odiseja e kroçierave me pasagjerë të infektuar

08:04, 03/04/2020
A+ Aa A-

Dy anije lundrimi  të mëdha, në të cilat kanë humbur jetën katër persona me Covid-19, kanë zbarkuar në Florida - pas disa javësh pasigurie në det.

Të dy anijet,  Zaandam dhe anija simotër e saj, Roterdam, mbërritën në Fort Lauderdale pasi iu ndalua hyrja në portet e Amerikës së Jugut. Atyre u ishte thënë gjithashtu se nuk mund të kalonin në Florida - një vendim që më vonë u ndryshua.

Pasagjerët në gjendje për udhëtime do të nisen dhe do të fluturojnë për në shtëpi. Disa dhjetëra me simptoma të buta do të qëndrojnë në bord për një periudhë karantine. Të 14 personat me simptoma të rënda do të trajtohen në spitalet lokale.

Zaandam u largua nga Buenos Aires më 7 mars dhe ishte menduar ta përfundonte udhëtimin e saj në Kili dy javë më pas - por nuk u ndalua tëzbarkonte pas një shpërthimi të virusit në bord.

Asaj iu bashkua anija Roterdam për furnizime dhe të dy anijet u lanë në det të harruara pasi asnjë port nuk pranonte t’u hapte portat.

Një tjetër anije lundrimi, Princesha Coral - e cila gjithashtu ka konfirmuar raste me koronavirus në bord - do të arrijë në Florida të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco