Zgjedhjet presidenciale: shtyhet konventa e Partisë Demokratike në SHBA

Zgjedhjet presidenciale: shtyhet konventa e Partisë Demokratike në SHBA

06:56, 03/04/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike në SHBA ka njoftuar se do të shtyjë konventën e saj - ku zgjidhet kandidati për zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të mbahen në muajin nëntor.

Konventa ishte paraparë të mbahej në muajin korrik por për shkak të pandemisë së koronavirusit ajo do të shtyhet deri në muajin gusht.

Më saktësisht, ajo do të fillojë më 17 gusht dhe do të zgjasë një javë, shkruan REL.

Vendimi erdhi pasi kandidati kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, tha se ishte e vështirë të imagjinohej që konventa e partisë të mbahej në mes të korrikut, siç ishte planifikuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë edhe një herë kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti03/04/2020 07:51

nuk ka zgjedhje ne amerike ne netore nuk vjen me djadha ne amerike BILL KLITON OBAMA HARRY TRUMA WTRO WTHISON GJON KENEDY ekstremi mjate do mari amerike ete tjere

Shto koment

Denonco