Nuk kanë maska në Indi, qeveria u mëson si t’i qepin vetë

Nuk kanë maska në Indi, qeveria u mëson si t’i qepin vetë

11:29, 02/04/2020
A+ Aa A-

Ministria indiane e shkencës dhe teknologjisë ka publikuar një manual me udhëzime se si të bësh një maskë në kushtet e shtëpisë, si një përpjekje për të luftuar mungesat në treg.

“Kjo është bërë kryesisht për njerëzit që duan të vënë maska, por nuk kanë akses te to. Ata mund t’i bëjnë ato vetë, ripërdorimshme,” tha Dr. Shailja Vaidya Gupta.

Edhe pse qeveria nuk ka lëshuar një deklaratë që e bën të detyrueshme vendosjen e maskave, një numër gjithmonë e në rritje dyqanesh po kërkojnë që klientët të mos hyjnë pa maska.

Instruksionet e dhëna nga qeveria nuk janë të vështira për tu ndjekur dhe janë të shoqëruara me foto ilustruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco