Në shtëpi deri për Pashkë, Italia do rihapet nga 4 maji

Në shtëpi deri për Pashkë, Italia do rihapet nga 4 maji

11:27, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kur pritet të rihapet Italia? Të dhënat e fundit tregojnë se ka dritë në fund të tunelit. Një projeksion matematikor thotë se deri në mesin e majit mund të jenë zeruar rastet.

Megjithatë, gazeta Repubblica thotë se një raport i Mbrojtjes Civile parashikon që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi të izoluar totalisht të paktën deri për Pashkë.

Më pas do të rishikohet situata. Por një hapje e vërtetë mund të ndodhë duke nisur nga 4 maji.

Edhe atëherë, sërish nuk do jetë një hapje e menjëhershme, por graduale. Fillimisht do të nisë hapja me industrinë. Baret dhe diskotekat do jenë të fundit.

Nga ana tjetër, gati është një aplikacion për të gjurmuar personat e prekur ose të dyshuar.

Situata aktuale është shumë e vështirë për fëmijët, të cilët nuk e përballojnë dot izolimin ndaj prindërit po bëjnë thirrje që të ketë të paktën një orë në dispozicion, që ata të dalin jashtë.

Shumë shpejt do ketë një vendim për këtë situatë me fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco