Një rreze shprese/ Shenjat e para të ngadalësimit në Britani

Një rreze shprese/ Shenjat e para të ngadalësimit në Britani

10:22, 30/03/2020
A+ Aa A-

BBC

Përhapja e koronavirusit në Britaninë e Madhe po tregon shenjat e para të ngdalësimit që prej izolimit.

Kështu tha një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë.

Masat strikte të kufizimeve janë vendosur në vend një javë më parë.

Profesor Neil Ferguson nga Imperial College London tha se disa tregues, si numri i pranimeve të reja në spital çdo ditë, sugjerojnë se përhapja duket se po ngadalësohet nga pak.

Ai i tha BBC se numri nuk ka arritur pikun akoma dhe po njohim rritje çdo ditë, por se shkalla e kësaj rritje është ngadalësuar.

Megjithatë, ai tha se ky model nuk ishte pasqyruar në numrin e vdekjeve, por zakonisht ato mbesin shumë më mbrapa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco