Karantinë deri në qershor për Britaninë, eksperti i shëndetit: ‘Varet e gjitha nga sjellja jonë’

Karantinë deri në qershor për Britaninë, eksperti i shëndetit: ‘Varet e gjitha nga sjellja jonë’

11:05, 29/03/2020
A+ Aa A-

Britania duhet të qëndrojë nën karantinë deri në qershor, për të parandaluar plotësisht koronavirusin dhe distancimi social mund të zgjasë për muaj, paralajmëron një nga shefat e shëndetit.

Numri i rasteve me koronavirus u ngjti në 1019 ditën e djeshme.

Kryeministri që po vetë-izolohet pasi u testua pozitiv me COVID-19 tha ditën e djeshme se ‘gjërat do të bëhen më keq para se të bëhen më mirë’, teksa shprehu nevojën e madhe që banorët të ndjekin rregullat e karantinës.

Shifrat e qeverisë kanë qënë më optimiste dhe kanë sugjeruar se koronavirusi do të ketë kulmin e tij në prill, me rreth 5700 vdekje. Por professor Neil Ferguson u tha britanikëse se duhet të qëndronin në shtëpi për plot 3 muaj.

Këshilluesi epidemolog i qeverisë tha për The Sunday Times: “Ne duhet të mbajmë rregullat e karantinimit për një periudhë të gjatë kohe, me shumë mundësi deri në fund të majit, ndoshta edhe fillim qershori.”

Ai thotë se dhe nëse ngrihet karantinë, distancimi social ende do të vazhdojë.

Ai thotë: “Varet e  gjitha nga sjellja jonë. Nëse ndjekim rregullat, mund ta ndalojmë më shpejt përhapjen e virusit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco