Mbyllen për 1 muaj 14 provinca në Itali/ Ja cilat zona

Mbyllen për 1 muaj 14 provinca në Itali/ Ja cilat zona

08:21, 08/03/2020
A+ Aa A-

Qeveria italiane së fundmi pritet që të ndalojë hyrje daljet e qytetarëve që banojnë në të gjithë territorin e Lombardisë e në 14 provinca rajonet italiane.

Draft ligjor është gati dhe pritet të firmoset nga Kryeministri Giuseppe Conte, i cili vendos për hyrjen e tij në fuqi që prej datës 8 mars 2020 deri më 3 prill 2020.

Sipas këtij drafti blindohen e nuk lejohen të lëvizin jashtë komunave ku jetojnë të gjithë banorët që jetojnë në territoret që konsiderohen me rrezik të lartë infektimi si:

I gjithë territori i rajonit të Lombardisë.

Në rajonin e Emilia Romagna, provincat e Regio Emilia, Modena, Piacenza, Parma e Rimini.

Në rajonin e Venetos , banorët e provincave të Venezia, Trevizo e Padova.

Në rajonin e Marche, banorët e provincave të Pesaro e Urbino.

Në rajonin e Piemontes , banorët e provincave në Asti e Alessandria.

Drafti ligjor pritet të firmoset nga kryeministri Konte i cili ua ka shpërndarë guvernatorëve të rajoneve përkatëse në pritje të opinioneve e sugjerimeve të tyre.

Ky draft i ri që limiton lëvizjen e qytetarëve në një zonë mjaft të rëndësishme për industrinë italiane, po shkakton debate politike e sociale. Vetëm në rajonin e Lombardisë jetojnë mbi 10 milionë banorë dhe limitimi i lëvizjes së tyre mund të shënojë pasoja për ekonominë e shoqërinë italiane.

Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar  në 233 persona dhe mbi 2 mijë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco