FOTO/ Pakistani shpall emergjencën kombëtare: Tmerr i paparë nga karkalecat

FOTO/ Pakistani shpall emergjencën kombëtare: Tmerr i paparë nga karkalecat

13:02, 04/02/2020
A+ Aa A-

Pakistani shpall emergjencën kombëtare për shkak të një fatkeqësie të madhe që ka pllakosur vendin pas 27 viteve: miliona karkalecave që po e hanë të gjallë vendin.

Kjo murtajë karkalecash po bën kërdinë në Pakistan në mënyrë të paparë dhe ka shkatërruar në mënyrë alarmante të mbjellat, ndërkohë që videot shumë tronditëse tregojnë miliona insekte.

Qeveria e Pakistanit shpalli emergjencën kombëtare në fundjavë pasi stuhia e karkalecave të shkretëtirës mbërriti në lindje të Pakistanit.

Kjo ndodhi pasi karkalecat i zhdukën të lashtat dhe kullotat në Afrikën lindore përfshirë teksa gëlonin mizëri në një hapësirë prej 40 miljesh.

Mizëria e karkalecave ka shkatërruar Pakistanin lindor, pambukun, misrin dhe grurin.

“Ne po përballemi me infektimin më të madh të karkalecave në më shumë se dy dekada dhe kemi vendosur të shpallim emergjencën kombëtare për të përballuar kërcënimin”, njoftoi Ministri i Informacionin Fordous Ashiq Awan të shtunën.

Sipas Ministrit të Ushqimit, Makhdoom Khusro Bakhtiar, karkalecat ishin në shkretëtirën Chilistan afër kufirit me Indinë. Ata arritën në Pakistan nga Irani në qershor./ar.sh/SYRI.NET

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco