Prekëse/ Pas 2-vjeçares shpëtohet edhe nëna, shkon në 31 numri i viktimave

Prekëse/ Pas 2-vjeçares shpëtohet edhe nëna, shkon në 31 numri i viktimave

10:02, 26/01/2020
A+ Aa A-

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se është rritur në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazig të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë AFAD njoftoi se 31 persona kanë humbur jetën ndërsa 1.556 të tjerë janë të plagosur që kanë marrë trajtime në spital pas tërmetit që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit. AFAD ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Pas vogëlushes 2.5 vjeçare Yüsra, nga rrënojat e ndërtesës të shembur nga tërmeti në Elazis pas 28 orëve është shpëtuar edhe nëna e saj, Ayse, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e kërkim shpëtimit, falë punës së tyre të përpiktë arritën të shpëtojnë pas 24 orëve vogëlushen Yüsra ndërsa pas 28 orëve nënën Ayse, të cilat kishin mbetur të bllokuara nën rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen "Mustafa Pa?a" në Elaz?? pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë me epiqendër rajonin Sivrice.

Nëna, pasi u nxorr nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë, ajo u dërgua në spital nga ekipet e emergjencës shëndetësore 112.

Ndërkohë që nëna lutej gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit, është vërejtur se edhe familjarët dhe të afërmit e saj luteshin. Ekipet e xhandarmërisë siguruan komunikimin me gruan pas thirrjeve që dëgjuan për ndihmë dhe si rezultat i punimeve fillmisht nga rrënojat u shpëtua vogëlushja dhe më pas nëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco