Si e zhvati vendin e saj gruaja më e pasur në Afrikë

Si e zhvati vendin e saj gruaja më e pasur në Afrikë

09:10, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një seri dokumentesh të publikuara nga BBC tregojnë se si gruaja më e pasur në Afrikë e krijoi pasurinë duke zhvatur vendin e saj të varfër. Isabel dos Santos arriti të fitojë një seri kontratash fitimprurëse ku përfshihen toka, naftë, diamante dhe shërbime të telekomunikacionit kur babai i saj ishte president i Angolës, një vend afrikan me pasuri të mëdha natyrore.

Dokumentet tregojnë se si ajo dhe i shoqi u lejuan të blejnë pasuri të çmuara shtetërore në një seri marrëveshjesh të dyshimta. Dos Santos tha se akuzat ndaj saj janë të rreme dhe se po bëhet një gjueti shtrigash nga qeveria.

Ish-vajza e presidentit jeton në Londër dhe zotëron prona të shtrenjta në qendër të kryeqytetit anglez. Ajo tashmë është nën hetim nga autoritetet në Angola. BBC ka arritur të ketë akses në mbi 700 mijë dokumente në lidhje me pasurinë e saj.

Dos Santos ka një pasuri që shkon deri në 2.2 miliardë dollarë. Ajo ka aksione në disa banka, kompani nafte, diamantesh dhe telefonie, kryesisht në Angola, por edhe në Portugali. Dos Santos është e martuar me një biznesmen dhe koleksionist arti, të quajtur Sindika Dokolo.

Babai i saj e sundoi Angolën për thuajse katër dekada. Por sapo ra nga pushteti, ndaj tij nisën akuzat dhe sulmet. Në qendër ishte vajza e tij, e pasuruar falë ndikimit të babait. Ajo e ka mohuar vazhdimisht se pasurinë prej 2.2 miliardë dollarësh e ka bërë me nepotizëm dhe korrupsion.

Dokumentet tregojnë se:

-Ndërmarrja shtetërore e naftës i shiti bashkëshortit të Dos Santos aksionet në kompaninë portugeze Galp, me një vlerë aktuale 750 milionë dollarë. Ai i bleu për vetëm... 11 milionë dollarë.

-Një total prej 115 milionë dollarësh pagesa për këshillim u kaluan te një kompani e kontrolluar nga familja në Dubai.

-200 milionë dollarë të borxhit publik kaluan te një kompani diamantesh dhe bizhuteri në pronësi të familjes.

-Më shumë se 500 milionë dollarë u siguruan nga një kompani që merrej me shit-blerje pronash në kryeqytetin Luanda të Angolës. Kompanitë ishin në pronësi të Dos Santos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eh20/01/2020 09:32

"ish-vajza"??? Po c'thoni??? Mos eshte bere djale tani??? Apo nga mungesa e korrektesise profesionale nukarritet te kapnit formen korrekte :vajza e ish-presidentit" ??? Gje vockel kygabim??? Jo or trapa jo...eshte shume gje e madhe!! Se pse te medhaye, nga gnerat e vockla lindin..

Shto koment

Denonco