Pas sulmeve ajrore siriane, 13 mijë civilë zhvendosen në kufi me Turqinë

Pas sulmeve ajrore siriane, 13 mijë civilë zhvendosen në kufi me Turqinë

23:03, 17/01/2020
A+ Aa A-

Në dy ditët e fundit, rreth 13 mijë civilë tjerë janë zhvendosur në afërsi të kufirit me Turqinë, për shkak të sulmeve intensive nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij.

Nga informacionet të mara nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, që përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, thuhet se si pasojë e sulmeve të kryera edhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara.

Si pasojë e sulmeve të kryera në dy ditët e fundit, kanë mbetur pa shtëpi 12, 884 civilë të përbërë nga 2, 386 familje.

Sipas informacioneve, një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur, janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco