Papa Françesku shtron drekë në Vatikan për 1,500 të varfër dhe të pastrehë

Papa Françesku shtron drekë në Vatikan për 1,500 të varfër dhe të pastrehë

12:00, 18/11/2019
A+ Aa A-

Kreu i kishës katolike, Papa Françesku, ka shtruar drekë për 1,500 persona të varfër dhe të pastrehë me rastin e ditës së të varfërve në Vatikan.

Para drekës gjatë meshës në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka kritikuar shoqërinë që nuk po shpreh interesim të mjaftueshëm për të varfrit, si dhe ritmin “frenetik” të jetës dhe opsesionin për të arriturat “momentale”.

“Ne me nguti ndjekim rrugën tonë, nuk brengosemi që varfëria po rritet”, ka deklaruar Papa gjatë meshës.

Ai shtoi se të gjithë personat që bëjnë një jetë më të mirë do të duhej t’i ndihmonin me aq sa munden.

Papa më pas i është bashkuar të varfërve dhe të pastrehëve në drekë në Vatikan, më rastin e ditës së të varfërve.

E në menynë e ushqimit ka pasur lazanje, pulë me salcë kërpudhash dhe patate, gjithmonë duke mos anashkaluar ëmbëlsirat, frutat si dhe kafenë.

Dhjetëra vullnetarë kanë ndihmuar në atë që të sjellin sa më shumë të varfër në Vatikan në drekën që e ka shtruar Papa Françesku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco