Shokohet gruaja/ Shkon për të blerë ilaçet, zbulon se kishte ndërruar jetë

Shokohet gruaja/ Shkon për të blerë ilaçet, zbulon se kishte ndërruar jetë

20:34, 12/11/2019

Sherry Ellis ,73-vjeçarja nga Magnolia, Teksas, zbuloi se kishte vdekur një ditë pas festës së Halloween.

E moshuara shkoi të merrte ilaçet kur karta e saj e bankës u refuzua.

Ellis tha se e dinte që kishte diçka që nuk shkonte pasi karta e saj kishte dalë vetëm 3 muaj më parë.

Kur shoi në bankë zbuloi se ishte shpallur e vdekur nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore. “Nuk e di se sa kohë më parë isha shpallur e vdekur para se ta zbuloja,”-u shpreh Ellis.Kjo i ka shkaktuar probleme 73-vjeçares pasi me kartën e saj nuk mund të blejë asgjë.

Ajo merr 10 ilaçe të ndryshme për presionin e gjakut, stomakun dhe zemrën që mund të kushtojnë deri në 1.400 dollarë pa sigurime.

Ndërsa mjekët i thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për të derisa të deklarohet e gjallë me dokumenta. Ndërkohë procesi pritet të zgjas 45 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco