Arratiset në Mexico City ish-presidenti Morales, kërkoi azil sepse jeta e tij ishte në rrezik

Arratiset në Mexico City ish-presidenti Morales, kërkoi azil sepse jeta e tij ishte në rrezik

19:54, 12/11/2019
A+ Aa A-

Ish-presidenti bolivian Evo Morales, ka mbërritur në Mexico City duke thënë se ai kërkoi azil sepse jeta e tij ishte në rrezik.

Z. Morales dha dorëheqjen të dielën pas disa javë protestash, për një rezultat të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale, raporton BBC.

Avioni meksikan që e mbante atë, zbarkoi në një aeroport në City of Mexico, ku ai dha një konferencë të shkurtër për shtyp.

Z. Morales tha që ai ishte i detyruar të qëndronte në pushtet, por iku me dëshirë "në mënyrë që të mos ketë më gjakderdhje".

"Derisa të kem jetë do të qëndroj në politikë, lufta vazhdon, të gjithë njerëzit e botës kanë të drejtë të çlirohen nga diskriminimi dhe poshtërimi," tha ai.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard tha se Z. Morales kishte mbërritur "i sigurtë" në vend, duke postuar një foto të avionit që e mbante atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco