VIDEO/ Pompeo sulmon Rusinë dhe Kinën në fjalimin e Berlinit

VIDEO/ Pompeo sulmon Rusinë dhe Kinën në fjalimin e Berlinit

22:05, 08/11/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, ka paralajmëruar rreziqet e paraqitura nga Rusia dhe Kina dhe i ka bërë thirrje NATO-s që të rritet dhe të përballojë "sfidat e sotme".

Në një vizitë në Berlin, z. Pompeo tha që metodat e përdorura nga Kina për të shtypur njerëzit e saj, do ishin "të njohura" për gjermanët lindorë, raporton BBC.

Ai akuzoi Rusinë për pushtimin e fqinjëve të saj dhe shkatimin e mosmarrëveshjeve.

Kur u pyet mbi komentet e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha së fundmi se NATO ishte "e vdekur nga truri", ai qeshi.

Por zoti Pompeo shtoi se: "Shtatëdhjetë vjet në vazhdim ... ajo duhet të rritet dhe të ndryshojë. Ajo duhet të përballet me realitetet e sotme dhe sfidat e sotme.

"Nëse kombet besojnë se ata mund të marrin përfitimin e sigurisë pa siguruar NATO burimet që i duhen, nëse nuk përmbushin angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO të mund të bëhet joefektiv ose i vjetëruar."

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar shpesh anëtarët evropianë të NATO-s për dështimin, për të siguruar pjesën e tyre të drejtë të shpenzimeve ushtarake dhe se mbështeten shumë në SHBA për mbrojtjen e tyre.

NATO feston 70 vjetorin në samitin e Londrës muajin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco