VIDEO/ Ofensiva turke në Siri, dhjetra të vrarë ndërsa sulmi vazhdon

VIDEO/ Ofensiva turke në Siri, dhjetra të vrarë ndërsa sulmi vazhdon

18:22, 11/10/2019
A+ Aa A-

Rastet e vrasjeve janë duke u rritur ndërsa Turqia vazhdon me ofensivën e saj ndërkufitare në zonat e mbajtura nga kurdët e veriut të Sirisë.

Të paktën 11 civilë kanë vdekur dhe dhjetëra luftëtarë nga SDF të udhëhequr nga kurdët dhe fraksione pro-turke janë vrarë, raporton BBC.

Vdekja e parë e një ushtari turk u konfirmua nga ushtria e Turqisë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre, mes kritikave në rritje nga ndërkombëtarët ndaj ofensivës.

Turqia u zhvendos në Sirinë veriore të mërkurën, pasi presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi trupat amerikane nga zona.

Analistët thonë se tërheqja e SHBA i dha Turqisë dritën e gjelbër për të filluar sulmin e saj ndërkufitar.

Pjesa më e madhe e rajonit ka qenë jashtë kontrollit të qeverisë Siriane si pasojë e luftës civile e cila filloi në 2011.

Ajo është kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) që nga viti 2015.

SDF kanë qenë aleatët kryesorë të SHBA-së në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik (IS) por Turqia i konsideron militantët kurdë të SDF si "terroristë" që mbështesin një kryengritje anti-turke.

Turqia mbrojti ofensivën e saj si një përpjekje për të krijuar një "zonë të sigurt" pa milicitë kurde, e cila gjithashtu mund të strehojë refugjatë sirianë.

Një shqetësim kryesor për bashkësinë ndërkombëtare është fati i mijëra të burgosurve të dyshuar të IS, përfshirë shumë shtetas të huaj, të ruajtur nga forcat kurde në rajon. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco