Gjendet një kufomë gjatë kërkimeve për adoleshenten e humbur në Malajzi

Gjendet një kufomë gjatë kërkimeve për adoleshenten e humbur në Malajzi

10:55, 13/08/2019
A+ Aa A-

Një trup është gjetur në kërkimin 10 ditor të adoleshentes së humbur britanike, Nora Quoirin në xhunglën e Malajzisë. Njoftimi u bë nga shefi i policisë që drejton kërkimin.

Zbulimi u bë në ditën e dhjetë të një kërkimi intensiv në xhunglën që rrethon kompleksin, ku ajo ishte me pushime.

Shefi i Policisë së Shtetit Mohamed Yusop tha: 'Unë mund të konfirmoj se një trup është gjetur në malet e Betembum. Nuk është në një vend lehtësisht të arritshëm'.

Ai shtoi se ekzaminimi mjekoligjor ishte i nevojshëm për të përcaktuar nëse ishte mashkull apo femër.   

Ekipet e mjekësisë ligjore u panë duke u larguar nga stacioni policor Pantai për tu drejtuar në vendin e ngjarjes i cili është mbyllur.

Prindërit Sebastien dhe Meabh u futën në rezort të ulur pranë njëri-tjetrit në pjesën e pasme të një makine policie e cila i dërgoi në të.

Kujtojmë se prindërit e saj dje ofruan një shpërblim prej 12,000 $ për çdo informacion që mund të çonin në kthimin e saj të sigurt. 

Ata bënë një lutje emocionale duke thënë se 'zemrat e tyre po shkatërroheshin' ndërsa ofruan paratë në një konferencë për mediat.

Frika e tyre ishte e madhe për vajzën duke pasur parasysh se ishte me nevoja të veçanta dhe se në momentin e zhdukjes ishte zbathur dhe vetëm me një fustan nate.

Nora Quoirin nuk u pa më prej mbrëmjes së 3 gushtit dhe babai e gjeti shtratin e saj bosh dhe dritaren e dhomës hapur mëngjesin e 4 gushtit. F.H/SYRI.NET

    Image

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco