Nora Quoirin : Prindërit e adoleshentes së humbur ofrojnë 12,000 $ për çdo informacion

Nora Quoirin : Prindërit e adoleshentes së humbur ofrojnë 12,000 $ për çdo informacion

14:38, 12/08/2019
A+ Aa A-

Prindërit e adoleshentes së humbur në datën 3 gusht, Nora Quoirin, sot ofruan një shpërblim prej 12,000 $ për çdo informacion që mund të çonin në kthimin e saj të sigurt pranë familjes.

Meabh dhe Sebastien gjithashtu bënë një lutje emocionale duke thënë 'zemrat e tyre po shkatërrohen' ndërsa njoftuan shpërblimin në një deklaratë për mediat.

Në deklaratë, nëna e saj tha: 'Nora është fëmija ynë i parë. Ajo ka qenë e ndjeshme që nga dita e lindjes.

'Ajo është kaq e çmuar për ne dhe zemrat tona po shkatërrohen. Ne po bëjmë apel për këdo që ka informacione për Norën që të na ndihmojë ta gjejmë sa më parë dhe shëndoshë e mirë.'

Shpërblimi është dhuruar nga një biznesmen anonim me qendër në Belfast. 

Oferta vjen ndërsa policia britanike, irlandeze dhe franceze janë bashkuar në kërkim ndërsa ai shtrihet në javën e tij të dytë.

Nëna e Norës tha: 'Policia ka punuar jashtëzakonisht shumë për ta sjellë Norën në shtëpi. Për të ndihmuar hetimin e tyre, ne kemi vendosur të ofrojmë një shpërblim. 12,000 $ janë dhuruar nga një biznesmen anonim në Belfast për çdo informacion që na ndihmon direkt për të gjetur Norën.' 

Policia nuk ka thënë se për sa kohë do të vazhdojnë të kërkojnë por sot u përfshinë 348 persona në kërkimin e vajzës.

E reja me nevoja të veçanta nuk është parë për nëntë ditë që nga zhdukja nga vila e saj e pushimeve në një vendpushim eko pranë qytetit Seremban. F.H /SYRI.NET

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco