VIDEO/ Shokohen udhëtarët: Një lakuriq nate brenda avionit

VIDEO/ Shokohen udhëtarët: Një lakuriq nate brenda avionit

11:51, 07/08/2019
A+ Aa A-

Një i ftuar i papritur ka frikësuar pasagjerët për 30 minuta në një aeroplan i cili po udhëtonte drejt Nju Xhersit. Pasagjeri Peter Scattini postoi një video të lakuriqit të natës në Twitter.

Lakuriqi i natës fillon të fluturojë rreth e qark aeroplanit duke shokuar të gjithë udhëtarët.

Drejtuesit e kompanisë ajrore deklaruan se kanë mundur ta largojnë në kohë shpendin përmes punonjësve të kontrollit të kafshëve fiks në momentin kur avioni është ulur.

Gjithashtu kompania ajrore ka deklaruar se është bërë në kohë edhe pastrimi e dezinfektimi i avionit. Punonjësit arritën në përfundimin se shpendi ka hyrë në avion në momentin kur punonjësit ishin duke bërë pastrimin dhe një tub plehrash ishte i hapur.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në një kompani tjetër ajrore në vitin 2011. f.h/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco