Trump i dërgon letër, Kim Jong: Do ta lexoj me kujdes

Trump i dërgon letër, Kim Jong: Do ta lexoj me kujdes

10:31, 23/06/2019
A+ Aa A-

‘Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori një letër personale nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe tha se do ta shikojë me kujdes përmbajtjen e saj’ njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në një raport të botuar mëngjesin e kësaj të diele në Azi, KCNA nuk dha detaje mbi letrën, por tha se Kim e përshkroi atë si ‘me një përmbajtje të shkëlqyer’.

 ‘Kim Jong Un tha se ai do të mendonte seriozisht përmbajtjen interesante,’  thhet në raport. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Bisedimet e SHBA-së të Koresë së Veriut kanë ngecur që nga një samit i dështuar në shkurt midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Hanoi të Vietnamit.

Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk kishin parakushte për bisedime të reja, por se përparimi do të kërkonte hapa domethënëse dhe të verifikueshme të Koresë së Veriut për të braktisur programin e saj të armëve bërthamore. Trump pritet të vizitojë Korenë e Jugut javën e ardhshme për takimet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, pas pjesëmarrjes në takimet e G20 në Japoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rama eshte anti shqiptar!23/06/2019 14:46

Presidenti i Amerikes Donald Trump pasi kishte dhene urdher per te sulmuar Iranin, pasi keta te fundit kishin goditur nje dron amerikan, me pretekstin se ka shkeluar hapsirat ajrore te Iranit. Por Preidenti Trump pas konsuktimeve me gjeneralet e tij, e kishte anulluat urdherin, pasi nga sulmi mund te vdisnin 150 iranian. Pra per hir te jetes se 150 iranianeve, ai pranoi te cedoi edhe Dinjitetin e USA dhe te vetin! Ky eshte burre shteti!! Krejt e kunderta e Edi Rames, i cili per egon e tij per pushtet, nuk terhiqet nga zgjedhejt e 30 Qershorit, duke bere fakt perplasjen civile mes shqiptaresh, per karriken dhe UNIN e tij, prandaj duhet shporre kjo lloje rrace udheheqesish! Rama shporru!

Shto koment

Denonco