‘Të mbajmë Amerikën të Madhe’/ Donald Trup nis fushatën për 2020

‘Të mbajmë Amerikën të Madhe’/ Donald Trup nis fushatën për 2020

10:34, 19/06/2019
A+ Aa A-

Ashtu siç kishte paralajmëruar vetë, Donald Trump do të garojë për një mandat të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan nisi zyrtarisht në Florida, fushatën zgjedhore për të marrë një tjetër 4-vjeçar në krye të SHBA-ve.

Betejën e dytë elektorale, Trump zgjodhi ta shohë si një vijim të së parës.

Parulla që do të shoqërojë fushatën do të jetë një transformim i të vjetrës.

‘Të Mbajmë Amerikën të Madhe’ do të zëvendësojë ‘Të Bëjmë Amerikën të Madhe Sërish’.

Presidenti tha përpara 20 mijë të pranishmëve në Florida se ‘Ëndrra Amerikane’ është kthyer, por nuk la pa thumbuar paraardhësin e tij Barack Obama dhe ish-rivalen e 2016-ës, Hillary Clinton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco