Operacion antidrogë në Itali, kapen 100 kg kokainë, 18 të arrestuar

Operacion antidrogë në Itali, kapen 100 kg kokainë, 18 të arrestuar

12:31, 21/05/2019
A+ Aa A-

Antidroga e Romës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar 'Re Mida'.

Në pranga janë vënë 18 persona të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal, trafik drogë e armësh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 100 kg kokainë, 143 kg hashash, një laborator droge, 20 armë zjarri, 6 kg eksploziv e 5 detonatorë.

Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 7 korrierë droge.

Ky grup kriminal ushtronte aktivitetin e tij në qytetin e Romës me bazë në lagjen Montespaccato.

Pritet konferenca e shtypit që do zbardhë detajet e operacionit si dhe identitetin e të arrestuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco