Mijëra protestues në Cardiff kërkojnë pavarësinë e Uellsit

Mijëra protestues në Cardiff kërkojnë pavarësinë e Uellsit

08:27, 12/05/2019
A+ Aa A-

Me mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një marshim në Cardiff për ta kërkuar pavarësinë e Uellsit nga Londra. Organizatorët e këtij tubimi kanë thënë se ai është i pari i këtij lloji në historinë e vendit që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.
Disa protestues thanë se gjatë tërë jetës së tyre kanë qenë përkrahës të pavarësisë, ndërsa të tjerët thanë se e kanë marrë këtë qëndrim pas tollovisë së Brexitit dhe vështirësive ekonomike. Sipas një sondazhi të ri, rreth 12 për qind e popullit të Uellsit e mbështesin shkëputjen e këtij vendi nga Britania e Madhe.
Përderisa marshimi përfundoi me intonimin e himnit kombëtar, udhëheqësi i partisë nacionaliste, Adam Price, tha se problemet e Uellsit do të mund të zgjidheshin më lehtë nëse vendimet merren nga vetë kombi.
“Për shumë vjet, dëshira jonë për ta parë një Uells të pavarur është dukur e largët. Por rrjedha është kthyer, marshimet po rriten dhe zërat janë më të lartë”, tha ai.
“Dekadat e neglizhimit të Westminsterit e kanë sjellë varfërinë dhe rënien e investimeve. Një e treta e fëmijëve tanë jetojnë në varfëri relative dhe neve na mjafton ta shikojmë kaosin e Brexitit që ta kuptojmë se qeveria qendrore është e paaftë për ta qeverisur ose përfaqësuar Uellsin”, shtoi Prince.
Llywelyn ap Gwilym, një zëdhënës i organizatorëve të tubimit, tha: “Disa grupe besojnë se Uellsi dhe populli i tij do ta kishin një të ardhme më të mirë si shtet i pavarur jashtë Britanisë së Madhe”, shkruan “The Guardian”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco