FOTO/ Çifti shpëton mrekullisht në Australi, duke shkruar ‘ndihmë’ në baltë

FOTO/ Çifti shpëton mrekullisht në Australi, duke shkruar ‘ndihmë’ në baltë

10:49, 18/04/2019
A+ Aa A-

Një çift është shpëtuar nga një moçal në pjesën veriore të Australisë, pasi shkruan "ndihmë" në baltë për të tërhequr vëmendjen, ka shkruar dje CNN.

Shantelle Johnson dhe partneri i saj Colen Nulgit ishin në një udhëtim peshkimi në Keep River National Park, Northern Territory, kur makina e tyre u rrëzua.

Çifti dhe qeni i tyre, Ace, u detyruan të kalonin natën e së dielës në makinë, por thanë se kishin frikë se baticat në rritje do të sillnin krokodilat.

Ata u shpëtuan më pas nga një ekip kërkimi pasi u zhdukën për 26 orë.

"Ne ishim mbërthyer në moçalin dhe ishim shumë pranë detit", tha zoti Nulgit për ABC Australia.

"Më parë atë ditë ne pamë dy, tre gjurmë krokodili dhe ata ishin rreth 5-6 metra të gjatë (16-19ft)".

“Ishim mjaft të frikësuar dhe të shqetësuar, por kishim vazhdimisht shpresë se dikush mund të vinte”, u shprehën ata.

Me vete ata kishin shumë pak ushqim dhe ujë por për fat të mirë, ata i kishin thënë familjeve të tyre se ku po shkonin dhe një ekip kërkimi u dërgua nga Barra Hole, pasi të afërmit u përpoqën, pa sukses, t'i kontaktojnë.

Falë shkrimit në  baltë dhe një zjarri që ndezën në kënetë, ata u vunë re shpejt nga një avion kërkimi që fluturonte lart.

"Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që u impenjuan dhe na ndihmuan dhe dolën të na kërkonin", tha Z. Nulgit në një intervistë me CNN.

"Jemi shumë fat që arritëm të mbijetojmë dhe të shpëtojmë prej kësaj”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco