Shkatërrohet grupi kriminal, policia arreston 10 persona

Shkatërrohet grupi kriminal, policia arreston 10 persona

17:18, 25/03/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka goditur një grup të strukturuar kriminal.

Grupi kriminal vepronte në qytetin e Palermos. Policia ka arrestuar 10 persona si pjesëtarë të grupit të cilët dyshohet se janë përfshirë në krime të ndryshme, krysisht trafikim droge dhe vjedhje.

“Dhjetë persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se janë anëtarë të mafies. Ata dyshohen për trafik droge. Nga operacioni i policisë në Palermo, 10 persona u vunë në pranga, sot në agim”, tha karabinieria në një njoftim publik për mediat, shkruan “Palermo Today”.

Mediat e Italisë shkruajnë se karabinieria ka goditur sot atë që konsiderohet si “Banda e San Lorenzos”, ndërsa janë bërë me dije edhe emrat. Të arrestuarit janë italianë, njohur nga policia italiane si shtetas të “botës mafioze”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco