Shfaqet flamuri rus në katedralen e qytetit, një vit nga helmimi i agjentit Skripal

Shfaqet flamuri rus në katedralen e qytetit, një vit nga helmimi i agjentit Skripal

08:22, 18/02/2019
A+ Aa A-

Më 4 Mars të 2018, ish-agjenti dhe ish-ushtaraku rus së bashku me vajzën e tij u helmuan nga një gaz helmues, i quajtur Novichok, i prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik rreth viteve 1970-1990 dhe që pretendohet se është një nga gazet helmuese më të rënda të prodhuara ndonjëherë.

Një flamur rus është shfaqur në katedralen e qytetit anglez në të cilin një vit më parë u helmua agjenti rus Sergei dhe Yulia Skripal, vajza e tij.

Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Salisbury është shfaqur flamuri trengjyrësh i cili fillimisht është vërejtur nga një punëtor dhe më pas ka hapur dhe polemika.

Deputeti i Salisbury në Parlamentin e Anglisë, John Glen ka reaguar për këtë veprim duke mos kursyer as fjalorin pasi e quan një marifet prej budallai dhe se fatmirësisht flamuri është hequr nga pjesa e katedrales e cila është në rikonstruksion.

Më 4 Mars të 2018, ish- agjenti dhe ish- ushtaraku rus së bashku me vajzën e tij u helmuan nga një gaz helmues, i quajtur Novichok, i prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik rreth viteve 1970- 1990 dhe që pretendohet se është një nga gazet helmuese më të rënda të prodhuara ndonjëherë.

4 marsi i vitit të kaluar do të konsiderohej dhe si një krisje mes marrëdhënieve diplomatike të Anglisë dhe Rusisë, pasi kryeministrja britanike dëboi 23 diplomatë rusë të ambasadës në Angli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco