VIDEO/ Tigri i uritur filmohet duke ngrënë...

VIDEO/ Tigri i uritur filmohet duke ngrënë...

23:53, 10/01/2019
A+ Aa A-

Një tigër i bardhë në Bengal ishte aq shumë i uritur sa u detyrua të hante baltë pasi nuk i ofrohej ushqim tjetër. Një vizitor i kopshtit zoologjik në Kinë, i identifikuar si Wang është shokuar nga pamja e kafshës dhe e ka denoncuar rastin.

Ai tregoi se nuk ishte asnjë lloj ushqimi përreth, prandaj tigri u shtri për të lëpirë tokën dhe për të ngrënë baltë. Kopshti zoologjik ka mohuar akuzat, duke thënë se kafsha është shumë e shëndetshme.

Wang e filmoi tigrin e uritur dhe pamjet i shpërndau në rrjete sociale, gjë që shkaktoi shumë zemërime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco